×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Miss Kosova tregon sa para ia dha komuna dhe si i shpenzoi ato

    Insajderi
    25 September 2017 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kallëzim penal që u bë sot nga PDK-ja në Lipjan kundër kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së  për kryetar komune, përfshinte edhe dhënien e disa parave për Miss Kosova në vitin 2014, e që sipas PDK-së ato para janë shpenzuar për rregullimin e dhëmbëve të saj dhe jo për udhëtimin në Filipine.

    Udhëtimi i Kaltrina Nezirit në Filipine ku do të përfaqësonte Kosovën në Miss Earth 2014 kishte dështuar për shkak se ajo nuk kishte arritur të marrë vizën, për arsyen siç e ka thënë vet Neziri lidhet me pamundësinë që të aplikojë me kohë dhe ta kompletoj dokumentacionin që nevojitet.

    E kontaktuar nga Insajderi, Kaltrina Neziri ka treguar se sa para ia ka ndarë Komuna dhe si i ka shpenzuar ato. Sipas saj, paratë nuk janë shfrytëzuar për rregullimin e dhëmbëve siç thotë kallëzimi penal i PDK-së kundër kryetarit.

    “Komuna e Lipjanit ka qenë një ndër përkrahësit e mi gjatë udhëtimit tim në organizimin e Mis Earth”, thotë ajo për Insajderin.

    Neziri e cila është nga Lipjani ishte takuar edhe zyrtarisht me kryetarin e komunës së saj, Imri Ahmeti menjëherë pas marrjes së kurorës Miss Kosova 2014. Këtë kurorë ajo e kishte marrë edhe në vitin 2015, ku kishte udhëtuar drejt Vjenës për të marrë pjesë në Miss Earth 2015, pasi kishte dështuar të marrë pjesë në edicionin e mëhershëm që ishte mbajtur në Filipine.

    Neziri i tha Insajderit se ka marrë një shumë prej 800 eurove nga Komuna e Lipjanit, para të cilat i ka shpenzuar për udhëtimin në Vjenë.

    “Komuna më ka përkrahur me 800 euro për përgatitjen e udhëtimit dhe kështu ka ndodhur”, ka thënë Neziri.

    Ajo ka mohuar se paratë e marra i ka shpenzuar për rregullimin e dhëmbëve.

    “Paratë janë harxhuar për të mbuluar shpenzimet e rrugës”, ka thënë ajo. Kur Insajderi i kërkoi të paraqiste faturat e shpenzimit të parave ajo refuzoi.

    “Faktet i paraqesim në Gjykatë”, tha ajo.

    Akuzat e PDK-së ndaj kandidatit të LDK-së dhe kryetarit Ahmeti sipas Nezirit janë duke u bërë vetëm për shkak të fushatës elektorale.

    “E gjithë kjo po ndodhë për shkak të fushatës zgjedhore dhe asgjë më shumë”, ka thënë Neziri./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark