Ish-oficeri i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ditë më parë ishte vizituar nga ushtarët e rangut të lartë të SHBA-ve qe shërbejnë në Kosovë. Mazllum Bajraktari pësoi një aksident të tmerrshëm gjatë detyrës në vitin 2006, ku mbeti invalid.
Mazllumi tha se Ishte kënaqësi dhe takim emocionues që patëm me ushtarët Amerikanë
Kjo vizitë u bë me iniciativën e Florent Fazliut një biznesmen i cili tha se Mazllumi dhe “familja e tij ishin vërtetë mirënjohës për praninë tonë”.
Pavarësisht nga kufizimet e tij fizike, ai “na përshëndeti me një ngrohtësi dhe dashamirësi siç e kërkon tradita shqiptare”, tha ai.
“Krenaria dhe vlerësimi që ai dhe familja e tij kishin për vizitën tonë ishin të dukshme. Ishte një përvojë e mrekullueshme të shihje se si gjesti ynë i vogël i mbështetjes sjell kaq shumë gëzim në jetën e dikujt. veprimet e thjeshta të mirësisë dhe rëndësisë së mbështetjes ndaj atyre me aftësi të kufizuara mund te ndikojnë pozitivisht në jetën e tjetrit”, tha Fazliu.
Në fund ai deklaroi se ai dhe komuniteti i biznesit me siguri do të vazhdojnë të mbështesin nevojat thelbësore për personat me aftësi te kufizuara.
