Insajderi
Sport

Ish-presidenti i Federatës puthi me zor futbollisten, dënohet nga Gjykata në Spanjë

Insajderi
01 March 2025 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-presidenti i Federatës puthi me zor futbollisten, dënohet nga Gjykata në Spanjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Lartë e Spanjës shpalli fajtor ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, për sulm seksual ndaj futbollistes Jenni Hermoso.

Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës 2023, ku Rubiales puthi Hermoso pa pëlqimin e saj, duke shkaktuar një valë protestash dhe kërkesa për dorëheqjen e tij.

Rubiales u dënua me një gjobë prej 10,800 eurosh dhe u ndalua që të ketë kontakt me Hermoso për një periudhë prej një viti. Po ashtu, ai u detyrua të mbajë një distancë prej 200 metrash nga futbollistja. Megjithatë, Rubiales u shpall i pafajshëm për akuzën e detyrimit, që lidhej me përpjekjet e tij për të bindur Hermoso të deklaronte publikisht se puthja kishte qenë konsensuale.

Në gjykatë, Rubiales mbrojti veprimet e tij, duke i quajtur ato një “akt dashurie” dhe “diçka krejtësisht spontane”.

Ndërkohë, Hermoso dëshmoi se nuk kishte dhënë pëlqimin e saj dhe se incidenti kishte “njollosur ditën më të bukur të karrierës së saj”.

Tre ish-zyrtarë të tjerë të Federatës Spanjolle të Futbollit, që akuzoheshin për përpjekje për të ndihmuar Rubiales të detyronte Hermoso të ndryshonte versionin e ngjarjes, u shpallën të pafajshëm. Ata ishin trajneri Jorge Vilda, ish-kreu i marketingut Rubén Rivera dhe ish-drejtori sportiv Albert Luque.

Në kërkesën për dënim me burg, prokurorët kërkuan një dënim më të ashpër për Rubiales, por gjykata vendosi dënimin me gjobë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark