×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-presidentja e Zvicrës: Kosova ka nevojë për njohje të reja, këtu qëndron problemi

    Insajderi
    13 December 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey dhe ish-këshilltarja federale që udhëhoqi politikën e jashtme të shtetit helvetik ka folur për Kosovën në një intervistë për swissinfo.ch, duke kujtuar periudhën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e sotme të shtetit të ri.

    Calmy-Rey tha se në kontekstin e luftës në Ukrainë Kosova ka nevojë për njohje të reja dhe për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

    “Unë do të thoja se lufta në Ukrainë ndryshoi situatën. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një rëndësi më të madhe strategjike. Këto janë shtete të reja, marrëdhënia e të cilëve me Rusinë është asimetrike dhe jo gjithmonë e thjeshtë”, tha ajo.

    “Në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për njohjen e shteteve të tjera për t’iu qasur organizatave ndërkombëtare. Ajo dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s”, shtoi Calmy-Rey, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë sfidat me të cilat Kosova përballet aktualisht.

    Duke folur për mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, ajo tha se “ndërmjetësuesit e BE-së po ndjekin një politikë që, në një farë mase, e mbron Serbinë”.

    “Nga Albin Kurti kërkohet që t’u jepet autonomi më e madhe komunave serbe. Kompensimi duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, por presidenti serb thotë se nuk do ta bëjë kurrë. Dhe këtu qëndron problemi i Kosovës”, tha Calmy-Rey.

    Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark