×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-rektori joserioz neglizhon gazetarët që e prisnin te dera: Kam premtuar intervistë diku tjetër

    Insajderi
    21 October 2022 - 16:17

    Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka shkarkuar nga pozita e rektorit Naser Sahitin në mbledhjen që u mbajtë sot.

    Ish-rektori nuk pranoi të flasë para gazetarëve, kur doli nga objekti i rektoratit.

    Ai tha se ka premtuar një intervistë për një televizion dhe nuk mund të japë deklarata të tjera.

    “Mos pritni, nuk prononcohem. U kam premtuar që nuk pronocohem. Qaq me mirëkuptu. Jam prononcuar gjatë ditës”, u shpreh Naser Sahiti.

    “U kam premtuar që nuk prononcohem, kolegë të juaj janë edhe ata. Ua kam dhanë fjalën më herët”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark