×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Sekretari i NATO-s, Rasmussen: Kosova dhe Serbia të integrohen në BE, për paqe e stabilitet

    Insajderi
    18 January 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se BE e ka obligim që t’i integrojë Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian, si bazë për stabilitet të qëndrueshëm.

    Rasmussen nuk ka pranuar të komentojë marrëveshjen e SHBA-së dhe Kosovës për shitjen e fundit të armëve “Javelin” dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin.

    Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thosha se mendoj që duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për Zërin e Amerikës.

    Në veçanti, Bashkimi Evropian e ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Ne kemi parë në të kaluarën se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, tha Rasmussen.

    Vendimi i Amerikës për furnizimin e Kosovës me raketa antitank ka shkaktuar reagime të ndryshme.

    Pasi ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, e kishte njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se SHBA kanë pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”, Vuçiq ka deklaruar se këtë informacion e konsideron si një zhgënjim i madh – foli edhe Moska.

    “Mesazhi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd se Kosova është miratuar për shitjen e raketave ‘Javelin’ është në fakt një imperativ për t’u menduar mirë përpara se të përfshihen në veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet”, tha Leon Hartwell.

    Ai shtoi se blerja e raketave “Javelin” është një mënyrë kyçe dekurajuese, si një sinjal i një reagimi të fortë ndaj të gjitha provokimeve të mundshme nga regjimi i Vuçiqit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark