Ish-sulmuesi i Besës, Feronikelit, Drenicës dhe disa skuadrave tjera, Egzon Gashi është tërhequr nga futbolli aktiv.
Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.
Egzoni i cili filloi karrierën prej futbollisti në moshën 17 vjeçare ka falenderuar familjen si dhe bashkëlojtarët.
Ai poashtu ka falenderuar edhe trajnerët si; Byblyl Sokolin, Ismet Munishin, Gani Sejdiun, etj.
Gashi u shpall kampion me Besën dhe Feronikelin, teksa me klubin e Vllaznimit ai ishte golashënues i sezonës në Ligën e Parë me gjithsej 20 gola. /Insajderi.org