Ish-sulmuesi argjentinas, Maxi Lopez është pronari i ri i klubit anglez të Birmingham City-t, së bashku me Paul Richardson.
Ish-lojtari i Argjentinës, 38-vjeçar tanimë ka bashkuar forcat me biznesmenin vendas Richardson.
Dyshja janë sot në St Andrew pasi kanë shkëmbyer kontratat të dielën dhe kanë paguar depozitën e tyre të hënën.
Richardson thotë se marrja në dorëzim duhet të përfundojë zyrtarisht brenda “dy ose tre javësh” pasi të jetë ratifikuar nga EFL.
Numrit 2 i është dhënë ekskluziviteti për të përfunduar blerjen pas përpjekjeve të dështuara të Laurence Bassini për të blerë klubin.
Maxi Lopez gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për Barcelonën, Milanin, Catania, Gremio, Mallorca.