Klesti “stikle-” Kola është shpallur trajner i ekipit Sangal më pak se një muaj pas largimit nga Bad News Eagles.
Trajneri shqiptar ishte pjesë e ekipit Bad News Eagles që nga formimi i ekipit, me të cilët arritën që së bashku të shkruajnë historianë duke u kualifikuar në dy turne Major.
Së fundmi trajneri 24 vjeçar u largua nga Bad News Eagles, dhe kishte deklaruar që së shpejti do të vijnë lajme të reja rreth tij.
Tek ekipi Sangal, stikle- do të jetë në rolin e trajnerit, ku do ta zë vendin e turkut, TuGuX.
Për momentin ekipi Sangal renditet në vendin e 47 –të në botë, dhe të ardhmen pritet të shihet se sa do të ndihmoj ardhja e stikle.
Stikle tha disa fjalë rreth ekipit të ri, “Sangal është një ekip i ri me shumë talent dhe pasion dhe ndihem sikur ky është vendi i duhur ku kontributi im mund të jetë shumë i vlefshëm, dhe unë sjell përvojën gjithashtu”. /Telegrafi/