×
  • Sport
  • Sport

    Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Mund të vdes në çdo moment

    Insajderi
    05 February 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti i vjen datëlindja (me 10 shkurt mbush 88 vite), kështu që të paktën për një kohë do t’i harrojë të gjitha shqetësimet.

    Ish trajneri i famshëm i klubit të futbollit Prishtina në vitin 1985, po kalon momente shumë të vështira.

    “Jam shumë i sëmurë… Është shumë e vështirë për mua. Kjo sëmundje e ndyrë më ka përfshirë. Po mundohem, po vuaj. Kam shumë dhimbje, kaq”, – tha Çiro për “story.hr”.

    “Kanceri u përhap në të gjitha kockat e mia, dhe në vendin më të keq dhe më të rrezikshëm, mëlçinë. Dhe po shkatërron gjithçka ngadalë. Mund të vdes në çdo moment”, tha Çiro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark