Insajderi
Insporti

Ish-trajneri i La Masia: Lamine Yamalit ‘i duhet’ ende kohë për t’u bërë si Messi

Insajderi
17 August 2024 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-trajneri i La Masia: Lamine Yamalit ‘i duhet’ ende kohë për t’u bërë si Messi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez, e ka këshilluar talentin e madh spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, se çfarë duhet të bëjë për t’u bërë si legjenda argjentinase Lionel Messi.

Yamal ka befasuar botën në vitin e fundit duke shkëlqyer me Barcelonën dhe duke fituar Euro 2024 me Spanjën.

Megjithatë, ish-trajneri Lopez e ka këshilluar 17-vjeçarin se çfarë duhet të bëjë të duket sikurse Messi.

“Një nga pikat e forta të Messit, një nga forcat e shumta që kishte, ishte se ai dinte të drejtonte ekipin”, ka thënë ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez për Sky Sports.

“Ai dinte se si ta bënte skuadrën të luante, nga një pozicion mesfushori, ose nga ai pozicion në krahun e djathtë, duke prerë brenda”.

“Ai e dinte kur ishte e nevojshme që ai të drejtonte ekipin, kur ta përshpejtonte lojën dhe kur të kishte për të thënë: ‘Hej, skuadra nuk po luan mirë sot, por unë jam këtu, kështu që do të vendos për këtë lojë, do ta thyej atë’”.

“Kjo është ajo që mendoj se Lamines i duhet ende pak. Por, me kalimin e kohës ai do ta arrijë”, përfundoi 44-vjeçari.

Epo, do të ishte e çuditshme të prisje që dikush të jetë udhëheqës i ekipit në moshën 17-vjeçare – vetë Leo Messi ishte larg kësaj në atë kohë.

Megjithatë, ka pasur shumë ndeshje në të cilat Lamine Yamal ishte lojtari i spikatur i Barçës ose Spanjës, që është një shenjë e mirë.

Adoleshenti padyshim ka gjithçka që duhet për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark