×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i skuadrave shqiptare sulmohet me shufra hekuri në Itali – kjo është arsyeja

    Insajderi
    07 May 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Benevento është shumë afër rrëzimit në Serie C. “Shtrigat”, që vitet e fundit provuan edhe emocionet e Serie A vitet e fundit, janë përballur me momente tmerri pas humbjes 3-1 në Cittadella.

    Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore, renditet në vendin e fundit në Serie B. Disfata e fundit ka tërbuar tifozët. Një pjesë e tyre kanë sulmuar autobusin e skuadrës së zemrës teksa kthehej në shtëpi.

    Ultrasit e zemëruar, të pajisur me shufra hekuri, nuk i kanë kursyer sulmet dhe thyerjen e xhamave, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët dhe stafi i Beneventos. Gjithçka ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e skuadrës deri në kthimin në qytet. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark