
Ish-ushtari i UÇK-së, Kujtim Peci, i njohur ndryshe si Kujtim Boletini, i cili është arrestuar pasi ka hequr flamujt serbë dhe rusë në kodrën e fshatit Zhashë të Zveçanit është shprehur i zhgënjyer me Prokurorinë e Mitrovicës për të cilët ka edhe një pyetje.
Ai pyet prokurorin se a ka guxim me i arrest edhe serbët që fillimisht larguan flamurin kombëtar dhe vendosen dy flamujt e tyre, serb dhe rus.
“Edhe pse policia janë sjell shumë korrekt e ju ka ardh keq që ma bastisen shtëpinë unë kam një pyetje për prokurorin përmes kamerës tuaj: A ki guxim t’i me qu flet arrest për ata persona a veç për mu ?”, tha ai.
@insajderiinsajderi #Kosova #shqiperia #isaboletini #boletin #shqipet #kosovo🇽🇰 #foryoupage #serbia #kosova #shqiptaria #kosovoisalbania #kosovotiktok #viralvideotiktok #foryoupage #fypシ ♬ original sound – GazetaInsajderi
Kujtim Boletini është shqiptari nga fshati Boletin ne Mitrovicë të Jugut që ua largoi dy flamujt serb dhe rus nga një kodër që ndodhet në Zveçan dhe më pas i dogji ato.
Për këtë vepër, Boletini është intervistuar nga Policia e Kosovës e më pas është liruar më procedurë të rregullt.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, ai rrëfen se si shkoi në atë zonë duke rrezikuar jetën e tij dhe I dogji famujt e ka vendosur flamurin Kuq e Zi.
KËtë gjest ai thotë se e ka bërë pasi është ndjer i prokuar nga banorët serb të cilët fillimisht kanë larguar flamurin kuq e zi që ka qenë aty dhe kanë vendosur dy të tjerë të cilët i ka djegë me pas Kujtim Boletini.
“E kemi parë si provokim po unë nuk nalna. Mundeni mem qu në burg e kudo po vllaznia e mi nuk rrin rehat, kanë më shku prap me i largu flaumrat serb, s’mundem me flejt rahat unë”, tha ai.
Tutje ai paralajmëroi se do të shkoj sot përsëri me e hek flamurin serb pasi e kanë vendosur prap.
“Për ditë kanë me vendo flamuj për ditë kam me shku me i hek”, tha Boletini gjatë intervistës.
Si një atdhedashës, Boletini tha se nuk do ta lëshoj fshatin e tij pasi që për të luftuan shumë njerëz.
“Edhe me jetë nuk e kam njet me u nal për Boletin krejt bager i mshoj e boj rrafsh”, ka thënë ai me tutje.