Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.
E kontaktuar nga Insajderi, Çavdarbasha tha se ajo ka dhënë dorëheqje për arsye profesionale dhe vazhdim të karrierës.
Ajo tha se ka njoftuar kryeministrin Kurti ditën e djeshme.
“Ju njoftoj që ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale. Ju faleminderit”, tha ajo për Insajderin