×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-zyrtarja e OSBE-së: Kemi pasur raporte që anëtarët e LDK-së ishin të shënjestruar nga UÇK-ja

    Insajderi
    06 December 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po e vazhdon dëshminë dëshmitarja e 38-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sandra Mitchell në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sandra Mitchell është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Deborah Mayer lidhur me raportet e OSBE-së në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Mayer, Mitchell tha se kishte raporte që anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin shënjestruar, po ngacmoheshin, frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së.

    “Me kujtohet që LDK-ja ka qenë partia e fundit politike e zgjedhur në Kosovë nga zgjedhjet e fundit që kishin ndodhur para ca kohesh. Kishin shumë poste burokratike, në administratat paralele që këtë e kryesonte z.Rugova si kryetar i LDK-së aso kohe. Kishin praktikuar, kishin pasur rezistencë ndaj autoriteteve serbe për shumë vite dhe është e drejtë  të themi ose ishte përshtypja ime që kishte anëtarët të  UÇK-së në komunitet që ishin të zemëruar nga fakti që nuk ishte bërë progres sa duhet për të dëbuar serbët nga Kosova. Pas rifutjes në Kosovë, pas ndërhyrjes së NATO-s, morëm raporte të shumta një ishte për shembull për zonën e Gjilanit ku përfaqësues të LDK-së apo anëtarët e LDK-së ishin të shënjestruar, i ngacmonin, i frikësonin anëtarët e UÇK-së, përpiqeshin të përmbushin hapësirën politike që kishte zënë LDK-ja”, tha Mithcell.

    Prokurorja Mayer tha se lidhur me grupe të cenueshme nga UÇK-ja që përmenden anëtarët e LDK-së përfshihen në raportin e OSBE-së gjatë periudhës qershor-tetor 1999.

    Mitchell tha se kishte më shumë ngacmime dhe frikësime ndaj pakicave gjë e cila solli edhe largime të shumta.

    “Sigurisht që kishte më shumë ngacmime, frikësim ndaj pakicave. Pakicat e ndjenin më shumë këtë në Kosovë që solli edhe largimin e shumëve, por edhe në kohën që ne u kthyem kishte një ndjesi frike që i pengonte shqiptarët e Kosovës që të merrnin pjesë në procese publike në aspektet ndëretnike dhe në përgjithësi kjo kishte ndikim tek shqiptarët e Kosovës që ose nuk e mbështesnin UÇK-në ose perceptoheshin si persona që nuk e mbështesnin UÇK-në”, tha Mitchell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark