×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ishalla kthehet…”/ Meritoni përplaset ashpër me Gracianon: Mos ma përmend Ilnisën, se do të përmend Argjirën

    Insajderi
    23 April 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani po qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP3”, janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.

    Shkak është bërë një fjalë e thënë prej balerinit e cila e revoltoi tepër shumë moderatorin.

     “Ishalla kthehet Ilnisa!”– u shpreh Graciano, ndërsa përballë tij qëndronte Meritoni i cili e ka ‘paralajmëruar’ Gracianon që nëse ky i fundit vazhdon të përmendi Ilnisën, e cila momentalisht ndodhet jashtë shtëpisë, ai do të vazhdojë të përmendi Argjirën, ish-partneren e Gracianos.

    “Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!”- u shpreh kështu Meritoni-Gracianos e ndërsa ky i fundit u duk sikur ‘nuk i interesonin’ fjalët e banorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark