×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ishim Parisi. Jemi Brukseli. Pse nuk ishim Ankaraja?

    Insajderi
    22 March 2016 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media sociale ne kemi reaguar në Facebook,me anë të Twitter-it dhe me foto të ndryshme. Të gjithë këtë e bëjmë që në një mënyrë të kundërshtojmë terrorin e ushtruar nga ISIS-i, shkruan The Independent.

    Kryetari i Komunës së Parisit ka shpjeguar se Kulla ‘Eiffel’ do të jetë e ndriçuar me ngjyrat e flamurit belg gjatë natës së sotme.

    Po ashtu edhe Downing Street në Angli ka ngritur flamurin belg dhe BBC ka raportuar se fjala “Bruksel” ka qenë më e përdorura në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

    Megjithatë, pas gjithë kësaj ekziston shqetësimi se përse nuk u bën mbështetje mes fotove apo shkrimeve edhe për Turqinë? Apo, përse në Downing Street nuk u ngrit edhe flamuri turk pas mizorive terroriste në Ankara?

    Javën e kaluar në Turqi kishte tre të vdekur dhe 36 të tjerë të plagosur; në shkurt kishte 28 të vdekur dhe 60 që kishin mbetur të plagosur; në janar dy sulme kishin lënë të vdekur 18 njerëz dhe 53 të plagosur.

    Në vitin 2015 një seri sulmesh lanë të vdekur 141 persona dhe 910 të plagosur, në tërë Turqinë.

    Pesha e një sulmi terrorist nuk duhet të matet në aspektin e numrave lënduar apo të vrarë. Çdo jetë që merret për të provuar një pikë politike është shkelje. Por, shifrat qëndrojnë. Në Turqi kishte shumë më shumë të vdekur se sa në Evropë, por Evropa mbeti memece. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark