×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    ‘Ishte një ….’, kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet periudhës së burgut

    Insajderi
    22 December 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këtë vit Elsa Lila merr pjesë në “Festivalin e Këngës në RTSH” me një prej këngëve më prekëse të repertorit të saj. “Mars”.

    “Mars” është një kompozim i vet Elsës, me tekst të saj dhe dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.

    Por më shumë se ritmet që i japin këngës karakterin e saj, janë vargjet që bëjnë diferencën. Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen për një mars të vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.

    Elsa, në vargjet e këngës, jep përvojën e saj personale, “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.

    Kënga “Mars” është një rrëfim i fortë emocional që tregon për vuajtjen dhe dhimbjen e një kohe të vështirë, por mbi të gjitha tregon për forcën dhe guximin e një gruaje për të dalë e paprekur nga kjo periudhë sfiduese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark