×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ishte shofer i Manes, por Bayerni e bën senegalezin të lumtur duke i ofruar kontratë mikut të tij më të mirë

    Insajderi
    01 August 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sadio Mane ka qenë njëri nga transferimet më të mëdha të Bayern Munichut viteve të fundit.

    Sulmuesi senegalez iu bashkua gjigantit gjerman këtë verë nga Liverpooli për shumën e 32 milionë eurove.

    Në Munich të gjithë janë të dashuruar pas Manes dhe kanë menduar ta bëjnë të lumtur senegalezin me gjestin e fundit.

    Desire Segbe Azankpo është miku më i mirë i Sadio Manes i cili e ka shoqëruar atë që nga mbërritja në Munich duke u bërë edhe një shofer personal për senegalezin.

    Por duke parë që Azankpo është një futbollist me një karrierë të gjatë, Bayerni ka vendosur t’i ofrojë kontratë.

    29-vjeçari është pjesë e futbollit evropian që nga viti 2012, kur luajti së bashku me Sadio Manen te skuadra franceze Metz.

    Desire Segbe Azankpo dhe Sadio Mane

    Ai vazhdoi karrierën në Luksemburg te Jeunesse, derisa luajti edhe për skuadra nga rangjet e ulëta në Francë si Le Puy Foot, AS Pagny, SAS Epinal, FC Villefranche.

    Azankpo ka bërë karrierë edhe në Sllovaki te FK Senica, në Angli te Oldham Athletic e në Rumani me skuadrën Dinamo Bukuresht.

    Desire Segbe Azankpo duke nënshkruar kontratën me ekipin e dytë të Bayernit

    Ndërkohë së fundmi lojtari ishte pjesë e skuadrës franceze USL Dunkerque, por ka mbetur lojtar i lirë dhe karrierën do ta vazhdoj te Bayerni.

    Në fakt bavarezët i kanë ofruar lojtarit kontratë dy vjeçare dhe ai do të paraqitet për ekipin e dytë të Bayernit.

    Ekipi i dytë i bavarezëve luan në Regionalliga Bayern, derisa ka për synim ngjitjen në Bundesliga 3 për edicionin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Azankpo luan në pozitën e sulmuesit dhe është pjesë e Kombëtares A të Beninit.

    Gjithsesi gjesti i klubit të Bayernit për t’i ofruar kontratë mikut të ngushtë të Manes sigurisht që e ka bërë të lumtur senegalezin i cili shpreson të fitojë trofe të tjerë me Bayernin, pasi e filloi duke fituar Superkupën e Gjermanisë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark