×
Show

Ishulli më i paarritshëm në botë

Insajderi
30 July 2016 - 15:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

North Sentinel ka jo vetëm reputacionin e ishullit më të paarritshëm në botë, por edhe më të rrezikshmit.

Dy karakteristikat shkojnë dorë për dore, pasi paarritshmëria nuk është për shkak të pozitës gjeografike, por si pasojë e sjelljes së banorëve të tij. Sentilenezët në fakt kundërshtojnë me forcë vizitat në territorin e tyre, dhe ata i mirëpresin turistët me dhjetëra goditje me shigjeta.

Ishulli më i paarritshëm në botë ndodhet në arkipelagun e Andamanit në Gjirin e Bengalit, dhe ka një sipërfaqe prej 72 km². Këtu, sipas vëzhgimeve më të fundit, nuk jetojnë më shumë se 400 banorë, të cilët janë pjesë e një popullsie që nuk ka pësuar asnjë ndikim nga shoqëria moderne, dhe refuzon çdo kontakt me pjesën tjetër të botës.

Nga ana tjetër North Sentinel duket si një parajsë, por kjo bukuri natyrore duket e përcaktuar të mbetet ekskluzivisht pronë e fiseve rezidente.

Në fakt, që nga zbulimi i tij në vitin 1771, kur britaniku Xhon Riçi vërejti një dritë në det, ndërsa udhëtonte me anije në ujërat e Gjirit të Bengal, ka patur eksplorime të shumta, por shumica e tyre kanë qenë të pafrytshme, nëse mos edhe të dëmshme.

Edhe së fundmi, për shembull në vitin 2006, dy peshkatarë u vranë pasi zbarkuan në brigjet e North Sentinel. Për shkak të këtij izolimi, fisi i sentinelezëve është në fakt një nga më të rrezikuarit në botë, për shkak se nuk ka zhvilluar imunitetin e nevojshëm ndaj sëmundjeve të zakonshme./bota.al  5 4

32

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark