×
  • Lajme
  • Lajme

    Neumann: ISIS përballet me mungesë të mjeteve financiare

    Insajderi
    04 March 2016 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve dhe Radikalizmit në King’s College në Londër, Peter Neuman,  thotë se me anë të disa dokumenteve është vërtetuar se territoret të cilat kontrollohen nga Shteti Islamik tashmë janë duke u përballur me krizë financiare.

    Sipas tij, kjo ka rezultuar edhe me shkurtim të rrogave të pjesëtarëve të këtij grupi terrorist.

    “Kjo bazohet në dokumente, që i kanë rënë në dorë kolegut tim, Aymenn-al-Tamimi, ku vërtetohet se brenda territoreve bazë të IS në Siri e Irak ka filluar kriza ekonomike. Nga njëra u shkurtuan rrogat e luftëtarëve, gjë që mund të shihet si e dhëna më e fortë për një rënie ekonomike, sepse luftëtarët janë elita shoqërore e të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’” ka thënë ai.

    “Nga ana tjetër nuk ekziston praktikisht ndonjë kujdes mjekësor, nuk ka mjekë. Edhe shpenzimet për librat e fletoret e shkollave prindërit duhet t’i paguajnë vetë. Më parë nuk ka qenë kështu. Argumenti që kam përmendur unë për “ekonominë e plaçkitjes” do të thotë se IS duhet të vazhdonte me ekspansionin për të mbajtur në këmbë jetën ekonomike në rajonet e tij bazë,” ka thënë ai, raporton RTK.

    Ai thotë se ka shumë njerëz që kësaj lufte i janë bashkuar për përfitim financiar dhe jo për shkak të bindjeve të tyre.

    “Shikoni Gjermaninë. Kur nazistët erdhën në pushtet nuk besonte i gjithë populli tek ideologjia naziste. Madje edhe anëtarët e NASDAP-së nuk ishin të gjithë në një linjë, por ka pasur shumë oportunistë, që u bashkuan me NSDAP për karrierë. Kështu ndodh edhe me rastin e IS”, ka thënë ai.

    “Nuk duhet të besojmë se të gjithë ata që luftojnë në Siri dhe Irak janë luftëtarë të bindur. Shumë bashkohen sepse gëzojnë privilegje dhe ëndërrojnë për suksesin ekonomik”./Insajderi

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark