×
  • Lajme
  • Lajme

    ISIS trajnon “vrasësit” e rinj

    Insajderi
    05 March 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të indoktrinuar me konceptet fetare nga lindja, ata shihen prej luftëtarëve të ISIS-it si më të mirë dhe më të shkëlqyeshëm se vetë ata.

    Hulumtuesit e Quilliam, e cila është një organizate kundër terrorizmit në Londër, ka hetuar mënyrën se si ISIS rekruton fëmijët dhe indoktrinon e i trajnon ata për xhihad.

    Në këtë rekrutim të fëmijëve raportohet se prej tyre 50 fëmijë janë nga Britania e Madhe, shkruan të shtunën, gazeta e famshme britanike The guardian.

    shteti is
    Një luftëtar i Shtetit Islamik e mëson një fëmijë se si të përdoret arma, në provincën Kunar të Afganistanit.

    Ndërsa, në tërësi numri i rekrutëve të huaj shkon deri në 30.000, që mendohet se kanë shkuar në Siri për të luftuar.

    Raporti, Fëmijët e Shtetit Islamik, është miratuar nga Kombet e Bashkuara dhe do të publikohet të mërkurën në parlament. Ajo është hartuar mbi një bazë ku studiohet propaganda që bën ISIS me fëmijet brenda kalifatit.

    Në shtetin islamik ka pasur dhe ka ende luftëtarë që kanë shkuar nga Kosova, por nuk dihet ende nëse ISIS ka rekrutuar fëmijë kosovarë atje. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark