×
  • Lajme
  • Lajme

    Islami tregon për takimin e Musah Hamitit me dy shtetaset e Shqipërisë një ditë para zhdukjes

    Insajderi
    28 February 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar që u shpall i zhdukur para një muaji, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    Gazetarja e Insajderit, Donjeta Islami, sot në emisionin Kosova Today ka folur rreth kësaj.

    Ajo ka shpjeguar ecurinë e rastit.

    “Musah Hamiti ka pasur një rast tjetër të kësaj natyre, sipas dëshmive të dëshmitarëve bëhet fjalë për dy shtetase të Shqipërisë me të cilat ka pasur takim një ditë para zhdukjes”, tha ajo.

    Ndërsa në lidhje u inkuadrua edhe vëllai i biznesmenit , sipas tij pretendimet se Musah Hamiti është merr me prostitucion nuk qëndrojnë.

    “Nuk ka shku mas femrave tjera, kjo është rren ”, tha ai.

    Teksa gazetarja Islami e ka pyetur se pse biznesmeni mbante një shumë kaq të madhe të parave me vete.

    Ndërsa sipas familjarit të tij ai me ato para ka dashur ta paguaj banesën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark