×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023”

    Insajderi
    06 June 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari i madh dhe botëror, Ismail Kadare, ishte i ftuar i nderit sot në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2023”.

    Ai u mirëprit ngrohtësisht nga lexuesit prishtinas dhe drejtuesit e institucioneve kosovare.

    Kadare ishte i shkurtër dhe i qartë. Ai u shpreh falenderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, e që populli shqiptar do të mbërrij ditë më të lumtura e më të ndritshme.

    Të pranishëm në hapjen solemne të panairit të sipërpërmendur ishin kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

    Me moton “Libri triumfon” nisi edicioni i 23-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

    Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

    Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

    Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

    Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit janë:
    – 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
    – 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe
    – 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

    Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
    – Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.
    – Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

    Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

    Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /gazetaexpress.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark