Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka ardhur koha për rimëkëmbjen e qytetit dhe shtetit.
“Hajvalia dhe Kodra e Trimave e kanë pasur të njëjtin fat për shumë vjet. Përplot me njerëz punëtorë e të rinj të talentuar, por gjithmonë të anashkaluar e pa mbështetje. Ka ardhur koha për Rimëkëmbjen e qytetit dhe shtetit tonë, me qytetarët në qendër” ka shkruar ai.