×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ismaili: Në fund të mandatit, Prishtinën e shoh si qytet të gjelbër e vend ku do të rritet kualiteti i jetës

    Insajderi
    14 October 2021 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se puna e tij e parë si kryetar i kryeqytetit është çështja e shërbimeve që qytetarët kanë nevoje për to, duke u zotuar se ato punë do të kryhen brenda dy viteve të para.

    Ismaili tha se Prishtinën në fund të mandatit e sheh si qytet të gjelbër e vend ku do të rritet kualiteti.

    Tutje, ai tha se në kryeqytet, momentalisht ka shumë ankesa nëpër lagje e fshatra për gjëra bazike për jetesë.

    “Sot ka ankesa nëpër shumë lagje ku kam bujt nëpër lagje e fshatra e kam parë atë që e konsideroj që është e nevojshme për qytetarët, ku edhe realisht programin tim e kam ndërtuar mbi atë bazë”.

    “Prishtinën e shoh në atë se çfarë shërbime duhet me i pas qytetari i Prishtinës që sot nuk i ka, pra sot nuk e ka një transport të organizuar mirë, një sistem të mbeturinave të organizuar mirë, e ka një problem të qenve endacak, nuk ka ndriçim publik të mirë e trotuare në shumë vende ka kërkesa për çerdhe e shkolla fillore, pra ka një kërkesë bazike për shërbime që në të përditshmen e lehtësojnë jetën e qytetarëve”, është shprehur Ismaili në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark