Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka takuar banorët e Gjilanit dhe Kamenicës.
Ismaili ka thënë se mjekë e infermierë, ndërmarrës e studentë të Anamoravës, sot, më shumë se kurrë janë me PDK-në.
“Gjilani dhe Kamenica, shtëpi të qindra e mijëra banorëve punëtorë e të ndershëm, kanë vendosur për rimëkëmbjen e ekonomisë, arsimit e të shëndetësisë. Bujq, mësues, mjekë e infermierë, ndërmarrës e studentë të Anamoravës, sot, më shumë se kurrë, janë me PDK-në dhe kandidatët e saj në misionin e ri për Rimëkëmbje. #PDK134 #HoxhajKryeministër #UranIsmaili2”, ka shkruar Ismaili. /Insajderi.org