×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili synon ta thyejë një rekord, 25 vjet në krye të komunës

    Insajderi
    06 October 2021 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Ismaili, është kryetari më jetëgjatë në krye të komunës. Ai në Shtimë, e Burim Berishën e Fushë Kosovës, udhëheqin që 20 vjet komunat e tyre. Dy mandate si kryeshef ekzekutiv në komunë e më pas si kryetar komune.

    “Unë edhe Burim Berisha e kemi të njëjtën karrierë, kemi nga 7 vite kryeshef tash synojmë edhe nga një mandat”, ka thënë Ismaili në Frontalin Zgjedhor në T7.
    Por Ismaili, ka thënë se ia ka dhënë veti një detyrë për ta arritur një rekord që askush deri sot prej kryetarëve nuk e ka.

    “Unë për vete kam vendos ta thyej një rekord 25 vjeçar në krye të komunës e më pas të tjerët do ta provojnë”, ka thënë Ismaili i cili besimin e tij e mbështet tek puna dhe mbështetja tek elektorati.

    “Unë po vendos një rekord dhe me besimin e qytetarëve, me punën që është bërë, me ekipin që kam nuk besoj se do të ketë balotazh në Shtime. Të gjitha matjet me profesionale që janë bërë flasin për këtë rezultat”, ka thënë Ismaili në Frontal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark