×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Zemaj s’ka siguruar vaksinën, synojmë vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në fund të verës

    Insajderi
    03 February 2021 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë se as qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e as ajo nga Avdullah Hoti nuk kanë pasur planin e duhur për menaxhimin e Covid-19. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale në detyrë se nuk ka siguruar ende vaksinën.

    “Në Kosovë le që s’ka vaksinë, le që s’ka plan por as nuk ka ide se si të realizohet’, thotë Ismaili.

    “PDK e ka parë që pandemia mund të përfundohet vetëm me vaksinë. Deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e popullatës. Të krijohen 30 qendra të vaksinimit në tërë Kosovën dhe kështu ta shihim dritën në fund të tunelit”, theksoi Ismaili.

    Ai dyshon se vaksinimi në Kosovë do të nis në muajin shkurt siç deklaroi ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj.

    “Z. Zemajn e kam dëgjuar qe se që thotë se e kemi një kontratë: Ku është ajo kontratë, me kë është ajo kontratë? Kur vjen vaksina? Unë dyshoj, e kisha besuar po të kisha dëgjuar kur kanë thënë në fillim të shkurtit. Kanë thënë në fillim të shkurtit e tani po thonë në mes të shkurtit”, thotë Ismaili.

    Ai tha se me ardhjen në pushtet të PDK’së synohet që deri ën fund të verës të vaksinohen 70 për qind e popullsisë. Përparësi tha të kenë punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit për shkak të rrezikut më të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark