×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ismajli i PDK-së përmend dyshime për korrupsion në Ministrinë e Bujqësisë

    Insajderi
    14 January 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koordinatori i Bujqësisë në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, nuk pajtohet se në Ministrinë e Bujqësisë të cilën e drejton Faton Peci është duke u luftuar korrupsioni.

    “Çështja e luftimit të korrupsionit ka nisur më herët në rastet e subvencioneve dhe granteve. Nuk janë meritë e Pecit. I kemi parë rastet edhe para kësaj qeverie”, është shprehur Ismajli në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

    Ai më tej ka thënë se në mandatin aktual ka keqpërdorime dukë vënë theksin tek menaxhimi i pronave.

    “Asnjëherë nuk ka pasë tjetërsim të tokës. Nëse ka pasë qira të ulëta atëherë në këtë qeveri në vitin 2021 kemi dy kontrata të tjetërsimit të pronave në Qyshk të Pejës dhe një tek kryqëzimi i magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë me autostradën “Ibrahim Rugova”. Është ndryshuar titullari. Ka qenë pronar Instituti i Bujqësisë nga të cilat kanë marrë qira, derisa sot janë pronë e dy serbëve”, ka vazhduar Ismajli.

    Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe dy raste të tjera, ku thotë se është bërë menaxhim i keq.

    “Dyshimet janë se këtu ka afera korruptive. Korrupsioni është më i madh, është ky kur tjetërsohet prona. Dy kontrata, janë shpallë dy investitorë strategjikë në kohën e ministrit Peci, njëri në Shalë të Bajgorës ndërsa ka edhe një kompani tjetër. E para i paguan qira agjencionit dhe ka kontratë e dyta nuk ka as kontratë. Ky është keq menaxhim, humbje e pronës publike”.

    Më tej ai ka thënë se buxheti i rritur për bujqësinë nuk nënkupton se do të jetë ndihmesë për fermerët kosovarë.

    “Subvencionet dy vjet më parë kanë pasur vlerë tjetër. Inflacioni e ka devalvuar pagesën numerike në vlerë reale. Mund të themi se sado i rritur e u fryrë në numër buxheti, ndikimi është më i vogël në terren”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark