UEFA ka dhënë sot një lajm të mirë për futbollin kosovar.Kampioni i Kosovës në futboll i cili do të shpallet këtë edicion nuk do të luajë në rrethin parakualifikues.
Ekipi që zë vendin e parë në Kosovë shkon automatikisht në rrethin e parë kualifikues.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në lidhje me lajmin duke e ndjerë vetën si një nga protagonistët e kësaj arritje.
Ai ka shkruar se ka qenë gjithmonë në përkrahje të Superligës së Kosovës, duke bërë gjithçka për ta promovuar atë.
“Më vjen shumë mirë që gjithmonë kam qenë ai që kam kontribu , mbrojt dhe promovu ligen e Kosoves shtetit amë .
Ndërsa për ata që e kan nenqmu , nenvlersu dhe injoru ky lajmi i sotit eshte pergjigja ma e mirë “, ka shkruar Munishi.
Ja postimi i tij në Facebook: