Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij e humbi në Klinë.
Në prononcimin pas ndeshjes për Art Sport, Munishi theksoi se e dëgjoi gjyqtarin kur fishkëlleu dhe se sipas tij, goli ishte fantazëm.
Tutje, Munishi pati kritika edhe për fushën e rënduar.
“Klubi do të dalë me komunikatë. Vetë me veshët e mi e dëgjova gjyqtarin kur fishkëlleu. Janë shkelë rregullat e futbollit. Ai gol është fantazëm. Nuk ekziston. Fusha ishte pak e rënduar. Normalisht që nuk kishte kushte për pasimin e fundit. Ishte e vështirë. Lojtarët bënë maksimumin, por njëherë e përgjithmonë duhen përmirësuar gjërat. Nuk shkon kështu”, tha ai.