Liria e Prizrenit ende nuk ka vendosur se kujt do t`ia besojë postin e trajnerit të skuadrës.
Skuadra nga qyteti historik ditë më parë kishte ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit, duke theksuar se në vend të tij pritet ta emërojë një trajner kosovar.
Në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm, ndër ta edhe trajneri i mirënjohur shqiptar, Ismet Munishi, por Liria ka mohuar se ka vendosur për dikë.
Madje ka dalur me reagim:
“Nuk ka asgjë zyrtare për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim: Të gjithë emrat dhe përfoljet janë spekulime. Liria s’ka vendosur për asnjë emër deri tani.
Bisedimet po zhvillohen me tre-katër trajnerë kryesisht vendorë, por, marrëveshje s’ka me asnjërin”, ka njoftuar ky klub.
Aktualisht skuadra nga Prizreni gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës kosovare.