Kampionja e Kosovës Istogu po përballet më vështirësi detyrohet t’i zhvilloj të dy ndeshjet në Slovaki, është hera e parë pas katër viteve që Istogu do të zhvilloj ndeshje jashtë vendi.
Skuadra e Istogut që nga hapja e Palestres së Sporteve i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet evropiane në Istog për të qënë afër sportdashesve të qytetit të Istogut, ndeshjen e raundit të 2-të, këtë vit Istogu i zhvilloj në Pejë dhe u kualifikua në raundin e 3-të ku do të takohet me njerën prej skuadrave më të forta të kësaj gare evropiane Juventa nga Slovakia.
Palestra e Sporteve në Istog thuajse është jashtë funksioni si pasoj e dëmëve të shkaktuara në fillim të vitit e që fatkeqsisht nuk janë sanuar kurrë, defekteve tjera dhe rikuzitave qe nuk janë konformë stnadardeve evropiane.
Kampionatet në të gjitha sportet janë në vlugun më të madh të garave është shumë e vështirë të gjinden termine në palestra kudo në Kosovë ngase klubet e qyteteve përkatëse kanë ndeshjet e tyre.
Istogu është skudra e vetme në Istog e cila i ka sjellur qytetit trofe madje jo një por dhjetëra të tillë, është kampione e shumëfishtë dhe prej skuadrave më të mira në vëndin tonë, e vetmja skuadër e hendbollit që këtë vit ka arritur të kaloj raundin në garat evropiane përkundër vështirësive më të cilat po përballet, por që fatkeqsisht institucionet komunale dhe ato qendrore po bëjnë fare pak që skuadrës më të mirë në vend t’i ofrojnë kushtet elementare për zhvillimin e aktiviteteve të klubit dhe përfaqësim të dënjë të vendit tonë në Evropë.
KHF Istogu pas dy javë udhëton në Slovaki për të zhvilluar dy ndeshje atje të raundit të 3-të, për kundër sukseseve të arriruta në këto rrethana të vështira të krijuara skuadra nuk ka asnje lloj suporti nga institucionet qoftë nga komuna e Istogut qoftë nga MKRS është vetëm FHK ajo që angazhohet t’i qendroj afër skuadrës ashtu si edhe skuadrave të tjera që janë pjesë e saj.Sido që të jetë Istogu nuk ka ndërmend të ndalet por do të bëj çmos të vazhdoj rrugëtimin e saj prej një skuadre evropiane dhe sukseseve të reja.