Mobilizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Istogut ka marrë një hov të madh me afrimin e datës së zgjedhjeve. Kandidati për deputet nga kjo degë, Naim Behlulaj, i cili në listën zgjedhore mban numrin 72, ka njoftuar për një përkrahje masive në terren, duke deklaruar se ky qytet tashmë ka vendosur përfundimisht për rrugëtimin e tij politik.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Behlulaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për pritjen dhe gatishmërinë e treguar nga banorët e Istogut për t’i dhënë mbështetje platformës së partisë.
“Istogu i thotë PO LDK-së, i thotë PO kandidatëve të saj! Më 7 qershor, LDK-ja rikthehet fuqishëm falë besimit dhe mbështetjes suaj”, ka thënë Behlulaj.
Profesori dhe magjistri i historisë nga Istogu, i cili synon të jetë zëri i këtij regjioni në Kuvendin e Kosovës, ka ftuar qytetarët që masovikisht t’i drejtohen kutive të votimit të dielën, duke votuar për LDK-në me numrin 113 dhe atë personalisht me numrin 72.