Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit për rezultatet e Albi Mall Superligës së Kosovës, Isufi ka thënë se skuadra e Ballkanit dhe ajo e Dritës e kanë fjalën e fudnit për titullin kampion në elitën e futbollit kosovar.
“Ballkani e Drita janë dy klubet kryesore në futbollin e Kosovës dhe mendoj se këto dyja do shkojnë deri në fund për titullin kampion të Kosovës.”, tha Isufi.
Tutje, ai pati disa fjalë edhe për skuadrën e Ferizajt, duke thënë se në këtë gjysmëstinor kjo skuadër po kalon formë stabile.
“Organizimi i mirë brenda klubit ka bërë një Ferizaj konkurrues në Superligën e Kosovës, duke qenë ‘arrë’ e fortë për klubet e mëdha.”, përfundoi Isufi.