×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi: Nuk është e ndershme të thirresh në vlerat e UÇK-së e të mos e përkrahësh ligjin për vlerat e saj

    Insajderi
    21 January 2021 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandant i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, në emisionin ‘Kosova Voton’, në televizionin T7,  ka folur për mosmiratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës.

    Në përgjigje të kandidatit të VV-së, Haxhi Avdyli, I cili deklaroi se VV-ja do të marrë 60 deputetë dhe do ta miratojë vetë ligjin, Ahmet Isufi u përgjigj se tendenca për ta votuar vetë tregon mosgatishmëri për të bashkëpunuar për  ta miratuar ligjin.

    “Mohimi në bllok menjëherë ka tregu që s’ka gatishmëri. Cilado ka qenë substancë e këtij ligji është dasht ta shohin si ide dhe të japin kontribut për të”, tha ai.

    Tutje, Isufi u shpreh se shpreson që në qeverisjen e ardhshme të ketë një përbërje që të bëhen bashkë dhe ta kenë ligjin që mbron vlerën e UÇK-së dhe as mos të cenohet e as mos të mohohet, por të tregojë një realitet të UÇK-së.

    “Nuk është e ndershme të thirresh në vlerat e UÇK-së e të mos e përkrahësh ligjin për vlerat e saj”, shtoi ai.

    Isufi gjithashtu foli edhe për sondazhet të cilat janë duke u bërë.

     “Në sondazhe AAK, në çdo sondazh ka qenë mbi, prandaj konsideroj se sondazhet varen nga kush porositen”, theksoi Isufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark