×
  • Sport
  • Euro 2020

    Italia – Angli do të jetë finalja e Euro 2020

    Insajderi
    07 July 2021 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Do të jetë Anglia kundërshtari i Italisë në finalen e Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi ata kanë triumfuar ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Wembley”.

    Danezët kaluan të parët në epërsi [as 30 minutave lojë kur Damsgaard realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë, por shifrat në 1-1 i barazoi Kjaer nëntë minuta më vonë dukë shënuar në portën e skuadrës së tij.

    Në pjesën e dytë të dy skuadra i patën disa raste të mira për shënim por pas 90 minutave të rregullat lojë rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

    Në vazhdimin e parë Anglia e gjeti golin e avantazhit 2-1 kur në minutën e 104’ u akordua penallti të cilën e ekzekutoi kapiteni Harry Kane. Gjuajtja e tij u mbrojt fillimisht nga portieri Schmeihel por Kane përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi golin e epërsisë.

    Deri në fund të ndeshjes Danimarka nuk e pati fuqinë për ta ndryshuar rezultatin dhe kështu Anglia kaloi në finale të këtij kompeticioni të madh evropian.

    Në finale, Anglia do të ballafaqohet me Italinë e Roberto Mancinit në Wembley të dielën me 11 korrik me fillim nga ora 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark