×
  • Sport
  • Euro 2020

    Italia i bashkohet Spanjës në gjysmëfinale, eliminohet Belgjika

    Insajderi
    02 July 2021 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia i bashkohet Spanjës në gjysmëfinale, eliminohet Belgjika

    “Azzurët” nuk kanë të ndalur në Euro 2020, eliminojnë Kombëtaren e Belgjikës me rezultat 2:1.

    Ka përfunduar ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë, ku brenda 90’ minutave lojë, italianët kanë arritur ta eliminojnë Belgjikën në çerekfinale.

    Fillimisht, ishte mesfushori i Interit Nicolo Barella ai i cili e zhbllokoi rezultatin për Italinë, ku shënon në minutën e 31’ për 1:0. Para fundit të pjesës së parë, italianët e dyfishojnë epërsinë, ku për 2:0 shënon Lorenzo Insigne në minutën e 44’.

    Ndërkaq, golin e vetëm tek belgët e shënoi sulmuesi i Interit Romelu Lukaku, i cili shënon në minutën e 45’+2 shtesë nga pika e bardhë për 2:1.

    Me këtë fitore, “Azzurët” vazhdojnë ëndrrën në këtë Kampionat Evropian, ku në gjysmëfinale do të përballet me Kombëtaren e Spanjës.

    Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 2:1 në favor të italianëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark