×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Italia vendos ligje për çiftet e të njëjtës gjini/ Vetëm prindi biologjik do të regjistrojë fëmijën

    Insajderi
    06 February 2024 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit të Milanos vendosi se vetëm prindi biologjik ka të drejtë të regjistrojë fëmijën e tij në regjistrat e lindjes së bashkisë ku ai banon.

    Vendimi ka të bëjë me tre çifte grash të të njëjtit seks, të cilave, përkundrazi, gjykata e Milanos iu kishte njohur qershorin e kaluar të drejtën e barabartë për të regjistruar fëmijët në regjistrin e të lindurve.

    Të tre çiftet kishin fëmijë me riprodhim të asistuar jashtë vendit, siç raportohet nga shtypi italian.

    Gjykata e Apelit në Milano e bazoi vendimin e saj në konstatimin se ende nuk ka një ligj që parashikon mundësinë përkatëse dhe shtoi se “duhet ndërhyrje legjislative“.

    Një nga avokatët e tre çifteve nënvizoi se “në këtë mënyrë fshihet në mënyrë efektive njëra nga dy nënat e fëmijëve”, pavarësisht se “fëmijët morën kujdes të madh dhe të menjëhershëm nga të dy anëtarët e çifteve të të njëjtit seks“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark