×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Italia zbardhet nga bora në gusht, temperatura -3 gradë Celsius

    Insajderi
    05 August 2023 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë.

    Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, teksa mëngjesin e sotëm, streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.

    Maja e Civetta-s, në zonën e Zoldo-s, gjithashtu është zbardhur, ndërkaq minimumi i regjistruar në Marmolada po mëngjesin e sotëm ishte 3 gradë nën zero.

    “Pas ditëve të kaluara nën mjegull dhe re të ulëta, bora është rikthyer në Punta Penia”, tha Flavio Tolin.

    Në rrafshnalta, temperaturat u ulen me rreth 10 gradë. Mëngjesin e sotëm, në qytete termometrat janë luhatur nga 15 deri në 17 gradë.

    I gjithë rajoni u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, me akumulime deri në 50-60 milimetra në zonën e Rovigos dhe në pjesën më jugore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark