×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Iu bë atentat në Lezhë, ky është viktima Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit të vrarë pak muaj më parë

    Insajderi
    03 December 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në Lezhë u qëllua për vdekje 40-vjeçari Eno Nikulaj.

    Viktima është kushëriri i biznesmenit Ardian Nikualj, i cili u ekzekutua në muajin prill në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Pas atentatit Policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar afër Rinasit, e cila mendohet të jetë përdorur në atentat.

    ABC News raporton se në në automjet janë gjetur edhe dy armë zjarri, njëra prej tyre e llojit kallashnikov.

    Targat e makinës me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët e atentatit rezultojnë të vjedhura në Tiranë, pak ditë më parë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

    Sakaq, 40-vjeçari u dërgua fillimisht në spital me shenja jete, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark