×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Iu dogjën dy vetura vitin e kaluar”, jep dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK

    Insajderi
    08 August 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka dhënë dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija.

    Musa Vitija ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Njësisë të Auditimit të Brendshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

    Gazeta Shneta ka raportuar se Vitija nuk është kthyer nga pushimi pa pagesë dhe ka njoftuar SHSKUK-në se ka dhënë dorëheqje nga pozita. Siç ka mësuar Gazeta Vitija nuk është kthyer në punë për shkak se nuk është ndier i sigurtë.

    Ai është ankuar se SHSKUK nuk i ka ofruar siguri pas djegies së dy veturave vitin e kaluar. Gazeta ka tentuar të kontaktojë me Vitinë, por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Në gusht dhe tetor të vitit të kaluar dy vetura të Vitisë u dogjën në parkingun e veturave afër objektit të administratës qendrore të SHSKUK-së. Për këtë rast ende nuk ka ndonjë të dyshuar ose të arrestuar nga organet e drejtësisë.

    Pas djegies së veturës së dytë të Vitisë, në SHSKUK shkoi edhe kryeministri Albin Kurti. Ai e kishte lavdëruar Vitinë për raportet e auditimit të cilat përfunduan me arrestimin e disa zyrtarëve të IT-së në QKUK.

    Ndërkaq Kurti kishte akuzuar për dështim në punën e tyre dy kompani të kontraktuara nga QKUK.

    “Dy kompanitë, ‘Security Code’, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe ‘Quantic’, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga ‘vetëtima’”, shkruante Kurti vitin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark