×
  • Showbiz
  • Show

    Iu futën hajnat në shtëpi dhe i vodhën gjëra me vlerë, Adelina Tahiri rrëfen ngjarjen e përjetuar

    Insajderi
    27 September 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka folur për lajmin e përhapur kohë më parë për grabitjen që ndodhi në shtëpinē e saj nē Shkup.

    ”Te Rudina” këngëtarja ka zbuluar se i janë vjedhur gjëra me vlerë dhe disa kujtime nga njerëzit që nuk jetojnë më. E gjithë ngjarja ndodhi gjatë kohës kur ajo ndodhej me pushime në Greqi.

    Adelina Tahiri: Ishte bërë një vjedhje, një vjedhje shumë e madhe që nuk e di a është normale kjo, por janë gjëra që ndodhin. Unë e përjetova shumë rëndë.

    Rudina Magjistari: Pate humbje?

    Adelina Tahiri: Sigurisht që po sepse unë jetoj në një kompleks ku mendova që kam siguri shumë të madhe, po  ja që gjërat ndodhin. Ka pasur gjëra që… gjërat me vlerë janë gjëra që blihen, pak rëndësi, rëndësi ka shëndeti, por ka gjëra që kanë qenë kujtime të miat që unë dhe po t’i blej nuk e kanë vlerën e njëjtë. Kështu që kam pasur disa gjëra që kam qenë e lidhur emocionalisht me ato gjëra, jo që ka të bëjë aq shumë me vlerën, por janë gjëra që ndodhin.

    I vodhën shtëpinë, Adelina Tahiri rrëfen traumënKëngëtarja shton se denoncimi është kryer dhe pritet që organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre. Ajo gjithashtu përshkruan disa prej sendeve që janë marrë në shtëpi.

    Adelina Tahiri: Nuk e përjetova mirë. Sinqerisht kam qenë shumë keq për të vetmen arsye se më kanë marrë gjëra që kanë të bëjnë me jetën time. Ka gjëra që kam pasur nga gjyshja ime, ka gjëra që familja ime i ka blerë Jonit kur ka qenë bebe dhe janë kujtime që nuk i kthej dot. Unë mund t’i blej 30 herë, por janë gjëra që nuk i kthej dot.

    Adelina kujton edhe se si e ka marrë lajmin e grabitjes.

    Adelina Tahiri: Unë isha në  Greqi, ndihmësja që kam në shtëpi, më mori në telefon në orën 8 të mëngjesit tha “Adelina, kanë hyrë në shtëpi”. Kam edhe kamera e të gjitha por nuk është se i ka trembur gjë, e kanë bërë punën e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark