×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Iu gjetën 500 euro të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    18 October 2023 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Vushtrri i cili dyshohet për falsifikim të parave.

    Me datën 18.10.2023 nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Vushtrri është ndaluar personi A.D., m/k (viti i lindjes 1990), mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë jug ka vijuar me trajtimin e rastit, ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 (katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë Euro) të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim: 11x20Euro Kartëmonedha:108×2 Euro monedha metalike, 20x1Euro monedha metalike, 20x 0,50 Euro monedha metalike”.

    “I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark