Gareth Balet iu kërkua të nënshkruante një fanellë të Real Madridit përpara fitores së Los Angeles FC ndaj Nashville dhe tifozët po e pëlqejnë reagimin e tij.
Reprezentuesi i Uellsit kaloi nëntë vjet në Santiago Bernabeu dhe kurrë nuk u vendos plotësisht, pavarësisht talentit të tij të madh.
Bale fitoi tre tituj të La Ligës dhe pesë Liga të Kampionëve gjatë kohës së tij në Spanjë dhe shënoi gola vendimtar në dy nga ato finale.
Megjithatë, edhe pas largimit nga Reali, ai ka disa mbështetës, dhe njëri prej tyre ishte i pranishëm në GEODIS Park për ta përkrahur.
33-vjeçari vuri re një djalosh që tundte fanellën e tij përpara se të afrohej.
“Të lutem nënshkrua këtë fanellë vëlla. Të dua vëlla”, dëgjohet duke thënë tifozi.
Bale ishte i lumtur për të nënshkruar fanellën, por ndërsa afrohet e kupton se është fanella e Realit të sezonit të kaluar.
Ndërsa Bale firmos fanellën, ai i hedh një vështrim të shpejtë kamerës dhe buzëqesh para se të presë me vështirësi që fanella të ngrihet lart.
Klipi është bërë viral në rrjetet sociale dhe të gjithë e kanë ndjekur reagimin e Bale.
Ndryshe, LAFC fitoi ndeshjen 2-1 dhe Bale hyri si zëvendësues në pjesën e dytë për të bërë debutimin e tij.