Insajderi
Lajme

Iu ofroi ryshfet policëve kufitar, ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoni

Insajderi
07 June 2024 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iu ofroi ryshfet policëve kufitar, ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

MPB Maqedoni njofton se dje (06.06.2024) rreth orës 16:30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë e kanë arrestuar B.P (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

“Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufirit të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, ai me dokumentet ka dhënë paratë si ryshfet për të lejuar bashkëudhëtarin e tij K.S (25) nga Republika e Turqisë të dalë nga shteti”.

“Paratë i janë konfiskuar me vërtetim për sendet e konfiskuara dhe personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Departamentit të Krimit Ndërkufitar, Migrimeve, të Huajve dhe Ripranimit në Qendrën Rajonale të Çështjeve Kufitare Veri. Po ashtu K.S është arrestuar dhe është mbajtur në stacion policor për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark