Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë për ABC News se Izraeli “do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” në Gaza për “një periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës.
Deklarata vjen në periudhën kur kanë filluar të shtrohen pyetje se çfarë ndodh kur – ose ndoshta nëse – Izraeli arrin qëllimin e tyre për zhdukjen e Hamasit në Gaza.
Amir Tibon, duke shkruar në Ha’aretz – medium që kritikon Qeverinë Netanyahu – raporton se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar për mungesën e një strategjie dalëse të Izraelit për në Rripin e Gazës.
Duket e qartë se të paktën në afat të shkurtër, ushtria izraelite do të kontrollojë sërish Rripin e Gazës, 18 vjet pas tërheqjes.
Se kush do ta drejtojë Gazën për një afat të gjatë – Autoriteti Palestinez, OKB-ja, paqeruajtësit arabë – është, për momentin një mister. /Insajderi.org/