×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Izraeli nis sulmet ajrore ndaj Sirisë

    Insajderi
    12 October 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat lokale siriane po raportojnë se Izraeli ka filluar sulme ajrore mbi aeroportet e Damaskut dhe Alepos.

    Sipas këtyre raportimeve, mbrojtja ajrore u aktivizua kundër sulmeve, shkruan The Guardian.

    Ekziston shqetësimi mes qeverive se dhuna mund të përhapet më tej, duke përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë dhe Libanin.

    Ushtria izraelite njoftoi dy ditë më parë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria.

    “Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” u tha në postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X.

    Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa.

    Sot po shënon dita e pestë e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës, ku të vrarë nga shteti izraelit kanë mbetu 1300 persona. Ndërkaq, në Gaza kanë ngelur të vrarë rreth 1055 njerëz. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark