×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Izraeli sulmohet me raketa nga një grup islamik

    Insajderi
    31 October 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtria izraelite njoftoi të martën se ndërpreu një sulm ajror në zonën e Detit të Kuq, sulm ky për të cilin organizata islamike Huthi (e mbështetur nga Irani) në Jemen mori përgjegjësinë.

    Sipas CNN-it, në një deklaratë të transmetuar në TV Al-Masirah në pronësi të ‘Hothi’, Yahya Saree, zëdhënës i forcave të grupit islamik, njoftoi lëshimin e raketave balistike dhe dronëve nga Forcat e Armatosura të Jemenit kundër objektivave në Izrael, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Forcat tona të armatosura lëshuan një grup raketash balistike dhe me krahë, si dhe një numër të madh dronësh në objektiva të ndryshëm kundër armikut izraelit”, tha zëdhënësi.

    Saree tha se ky është operacioni i tretë në mbështetje të popullit palestinez, me plane për më shumë sulme derisa të pushojë “agresioni izraelit”.

    Houthi-t janë organizatë politike dhe ushtarake shiite e mbështetur nga Irani në Jemen që kanë luftuar një luftë civile në vend kundër një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë në një deklaratë më herët të martën se kishin përdorur sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Arrow’ për herë të parë për të sulmuar me sukses një raketë tokë-tokë që u qëllua nga zona e Detit të Kuq. Përdorimi i sistemit mbrojtës ‘Arrow’, i cili është projektuar për të rrëzuar raketa në lartësi të mëdha, tregon se ‘Houthi’ përdorën raketë më të avancuar, me rreze të gjatë veprimi në tentativën e sulmit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark